YAHR, Komuna e Lipjanit nuk organizon debat publik me grupet e interesit

PUBLIKUAR

Në një postim ne rrjetin social Facebook organizata Youth Association for Human Rights YAHR, thot se Komuna e Lipjanit nuk organizon 10434217_797856893571535_60339501867542658_n, që parashihet me legjislacionin e Republikës së Kosovës në fuqi.

“Të nderuar delegatë -përfaqësues të popullit,

Duke e parë se ekzekutivi i Komunës së Lipjanit edhe pse në ueb faqen e saj e ka shpallur projekt rregulloren Komunale për transparencë për shqyrtim publik, për qudi nuk organizon asnjë debat publik me grupet e interesit si që parashihet me legjislacionin e Republikës së Kosovës në fuqi. Kjo është e precizuar edhe me udhëzimin administrativë për transparencë në Komuna, Nr.2013/05. gjegjësisht neni 7. që ka të bëjë me konsultimet e publikut para miratimit të akteve, ku thuhet: “Aktet e organeve të Komunës vendimet, rregulloret të cilat janë në interes i nënshtrohen diskutimit publik para miratimit”.

Organizata jonë ju ka drejtuar këtij institucioni të ekzekutivit, me një shkresë në të cilën jep vërejtjet dhe rekomandimet me qëllim të përmirësimit të projekt rregullores komunale, por vërejtjet dhe rekomandimet tona nuk janë marrë parasysh, kjo dëshmohet duke u bazuar në materialet e kuvendit të cilat ju janë dërguar juve për seancën e nesërme të datës 27 Qershor 2014.

Andaj, kërkojmë nga ju si përfaqësues të interesave të qytetarëve të kontribuon maksimalisht me anë të Amandamentimit të kësaj projekt rregullore ta plotësoni me propozime konkrete të cilat kishin me rrit transparencën dhe llogaridhënien e të dy institucioneve lokale të cilat janë në interes të qytetarëve me qellim të demokratizimit të shoqërisë, pasi që në këtë projekt rregullore as pak nuk flitet për transparencën e punës së ekzekutivit, por në tërësi flitet për punën e legjislativit. YHAR-Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, kapen nga Policia

Dy persona janë dyshuar se kanë tentuar të largohen nga Qendra Edukuese-Korrektuese në Lipjan...

Buja me rastin e betimit të asambleistëve: Urojmë që angazhimi juaj të jetë i mbarë dhe i suksesshëm

Shukri Buja ka ururar 10 asambleistët e zgjedhur për kuvendin e komunës së Lipjanit,...

Imri Ahmeti betohet si Kryetar i Komunës së Lipjanit

Imri Ahmeti është betuar si Kryetar i Komunës së Lipjanit. postimi plotë nga Ahmeti:   Të dashur...