Policia e Kosovës ka arrestuar katër të mitur në Lipjan, të cilët janë përshfshirë në një përleshje fizike mes vete.
Sipas raportit 24-orësh, njëri prej të miturve është therur me thikë, me ç’rast është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Lipjan 23.11.2026-10:30. Raportohet se janë përleshur fizikisht në mes vete disa persona të moshës së mitur. Si pasojë, një mashkull kosovar i therur me thikë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë janë arrestuar”, thuhet në raport.
Të miturit e arrestuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.


