YAHR: Ka tendencë ngulfatjen e mendimit ndryshe, nga ana e kryesueses së Kuvendit Komunal

PUBLIKUAR

KK Lipjan 27 Qershor

 

 

 

 

 

 

 

 

Organizata  Joqeveritare Youth Association for Human Rights (YAHR), del me një kumtesë për media për mbajtjen e seancës 7 e Kuvendit Komunal në Lipjan. YAHR- konstaton se ka tendencë nga ana e kryesueses së kuvendit komunalpër ngufatjen e mendimit ndryshe nga përfaqësuesit e opozitës duke mos imarrë në konsideratë propozimet konkrete të parashtruara nga përfaqësuesite popullit.

“YAHR-i konstaton se ka tendencë nga ana e kryesueses së kuvendit komunal
për ngulfatjen e mendimit ndryshe nga përfaqësuesit e opozitës duke mos i
marrë në konsideratë propozimet konkrete të parashtruara nga përfaqësuesit
e popullit, por edhe çka është me keqja kemi edhe mos marrja në konsideratë
edhe nga propozimeve nga vetë deputeteve më të cilët e ka formuar
koalicionin qeverisës.

Komuna e Lipjanit në këtë vit 2014 ka hyrë një krizë financiare e cila do
të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme 2015/2017, ku për vitin 2015 kemi
vetëm 2,4 milion buxhet për investimet kapitale dhe ato me vazhdimin e
projekteve të vjetra dhe shumë pakë me projekte të reja që janë në interes
të qytetarëve.

Komuna e Lipjanit në këtë vit 2014 ka hyrë një krizë financiare e cila do të vazhdojë edhe në vitet e
ardhshme 2015/2017, ku për vitin 2015 kemi vetëm 2,4 milion buxhet për investimet kapitale dhe ato me
vazhdimin e projekteve të vjetra dhe shumë pakë me projekte të reja që janë në interes të qytetarëve.” thuhet ne kumtesen e YHAR-së.

 

Ndërsa në  mbledhjen e Kuvendit Komunal u diskutuan këto pika të rendit  dites:

27 Qershor 2014

– Shqyrtim propozimi i rregullores komunal për transparencë,

– Shqyrtim propozimi për ndërtimin e çerdhes multi etnike për fëmijët si donacion i UNCEF-it,

– Shqyrtim propozimi për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e objektit të financuar nga qeveria të një

shtëpie për personat me aftësi të kufizuara mendore dhe

– Shqyrtimi i kornizës afatmesëm buxhetore të Komunës së Lipjanit për vitin 2015/2017.

Në pikën e parë të rendit të ditës lidhur me shqyrtimin e propozim rregullores komunale për transparencë . Drejtori administratës komunale e bëri prezantimin e draftit të kësaj rregullore, i cili paraqit si nevojë e ndryshimit të rregullores
së kaluar për shkak të ndryshimeve ligjore që janë bërë në legjislacionin aktual të Republikës së Kosovës.Gjatë diskutimeve ka pasur edhe propozim konkrete për amendamentimin e kësaj rregullore, ku vlehet të përmendet kontributi i deputetet nga radhët e subjektit politikë të Vetëvendosjes, Edita Gashi e cila propozoje konkretisht se çka duhet të plotësohet kjo rregullore dhe dha propozime konkrete , në mes të cilave theksoi se duhet të precizohet lejimi ipërfaqësuesve të organizata monitoruese në proceset e monitorimit të tenderëve.

Blerim Gashi nga AKR-ja dhe Xhevat Olluri nga AAK-ja theksuan se kjo rregullore më shumë flitet për transparencën e punës së Kuvendit Komunal dhe aspak për punën e ekzekutivit, ku theksua se puna e kuvendit është transparente ,por kjo rregullore duhet me shumë të precizojë transparencën e punës së ekzekutivit. Por, kryesuesja e Kuvendit
KomunalVlora Limani-Hajnun në mënyrë arbitrare i neglizhoj këto propozim dhe nuk vendosi që këto propozim të shkojnë për
votim, por vetëm propozimin e ekzekutivit. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...