YAHR-i publikon raportin mbi punën e Kuvendit Komunal të Lipjanit

PUBLIKUAR

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” YAHR, sot ka publikuar raportin monitorues mbi punën e Kuvendit Komunal të Lipjanit.
Sipas YAHR-së gjatë monitorimit të punës së Kuvendit për periudhën gjashtë mujore Janar- Qershor 2017, nëpërmes këtij raporti YAHR-i provon të kontribuoj në ofrimin e informacioneve të strukturuara të cilat do të jenë në shfrytëzim, para së gjithash për qytetarin, shoqërinë civile, mediat, si dhe vetë institucionin e monitoruar.
Raporti i pesëmbëdhjete karakterizohet me një gjendje të pazakontë, me bojkot nga ana opozitës dhe me uzurpim të postit të kryesuesit të kuvendit komunal në Lipjan. Ndërprerja e mbledhjes së 38-të të Kuvendit Komunal në Lipjan me 01.03.2017, për shkak të mungesës së kuorumit si pasoj e bojkotit nga partive opozitare dhe tentativa për mbajtjen e mbledhjes së 39-të pa u përfunduar mbledhja e 38-të, janë hapa që nuk janë në interes të qytetarëve, shkruan YAHR.
Organizata Joqeveritare YAHR si monitoruese e institucioneve lokale ka reagon ashpër për shkak të paralizimit të punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit, si pasojë e interesave të ngushta politike të liderëve partiak. Megjithatë, pas presioni të vazhdueshëm kryesuesja e Kuvendit komunal të Lipjanit ka reflektuar pozitivisht dhe me 16 Qershor 2017 ka ftuar për seancën të jashtëzakonshme plenare, sipas kërkesës së 13 deputeteve komunal. Po ashtu në raport ka vërejtje për shkelje ligjor mos harmonizim të statutit me ligjin për Kufijtë Administrativë të Komunave Nr. 03/L-041 të datës 20 shkurt 2008, me anë të Statutit Komunal ( Nr. .110-623 i datës 26.09.2008). Ku në bazë të këtij ligji, Komuna e Lipjanit i ka 59 vendbanime dhe fshatra, ndërsa në Statutin Komunale në kapitullin II, ku ka të bëjë me vendbanimet e komunës, gjegjësisht në nenin 13. rreth vendbanimet dhe fshatrat, figurojnë 70 vendbanime dhe fshatra, që do të thotë në bazë të ligjit të lartë përmendur Komuna e Lipjanit i ka 11 fshatra më pak se sa me statutin komunal.
Në raport përveç vërejtje janë dhanë edhe rekomandime të cilat janë: Një qasje konstruktive të kryesuesit të organit të Kuvendit Komunal ndaj të zgjedhurve të qytetareve, Një përgjegjësi më të madhe të deputeteve ndaj interesave të qytetareve dhe të mos harrohet se ata janë aty për të përfaqësuar interesat e qytetarëve, e jo interesat individuale apo edhe partiake. Ofrimin e përgjigjeve nga ana e ekzekutivit ndaj pyetjeve të parashtruar nga ana e deputeteve komunal, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...