Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

PUBLIKUAR

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë përcjellë një mesazh përshëndetës dhe mirënjohjeje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

 

Shkrimi plotë nga Sadri Shala:

Në prag të Festave të Nëntorit🇦🇱, pata kënaqësinë dhe nderin e veçantë të mirëpres familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.

Në emër të tyre, përcollëm një mesazh të veçantë përshëndetës dhe mirënjohjeje për çlirimtarët tanë, Presidentin Thaçi, z. Veseli, z. Krasniqi, z. Selimi, z. Shala dhe z. Mustafa, duke i uruar për Ditën e Flamurit🇦🇱, daljen publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Me shpresën dhe dëshirën që festat e ardhshme t’i kremtojmë së bashku, në Kosovën e lirë, për të cilën ata luftuan dhe sakrifikuan jetën.

Sakrifica e dëshmorëve nuk harrohet, ndërsa respekti për çlirimtarët mbetet i përjetshëm!

Gëzuar Festat e Nëntorit! 🇦🇱🇽🇰

Lavdi dëshmorëve të kombit!

 

SHIKO MË SHUMË

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...