YAHR: Analizë mbi punën tre vjeçare të legjislativit të Komunës së Lipjanit nga viti 2013-2016

PUBLIKUAR

Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights – YAHR, sot ka dal me një analizë mbi punën tre vjeçare të legjislativit të Komunës së Lipjanit nga viti 2013-2016, transmeton LipjaniNews

“Në bazë ta analizave të bëra nga ana e monitoruesve tanë, kemi konstatuar se shumë deputet komunal edhe pse kanë marrë mandatin për të përfaqësuar interesat e qytetareve, ata një gjë të tillë nuk e kanë bërë, më shumë aty kanë qenë vetëm për të marrë një mëditje”, thotë YAHR.

Po ashtu sipas YAHR-së është interesante se këta deputet më shumë kanë qenë të interesuar për përfitime të tyre personale se sa për interesat e qytetareve. Gjatë kësaj legjislatura ka pasur edhe iniciativa për pajisje me llap top, por edhe për rritje të mëditjeve. Gjatë monitorimit të punës së legjislativit nga Dhjetor 2013 deri në Janar 2017, kemi pasur tri lloje deputetesh: aktiv, mesatar dhe ata pasiv. Ndërsa ,deputetet me aktiv kanë qenë nga ana e subjekteve opozitare nga PDK, PSD-ja dhe më pasiv kanë qenë nga pozita, shton më tej.

“Në bazë të notimit të bërë gjatë periudhës 2013/2016 kemi nxjerrë këto të dhëna: Si deputeti më aktiv në këtë legjislaturë është FLORENT HOXHA nga subjekti politikë PDK-në, me 418 pikë ose 13.24 %, i cili i përfaqëson 8,601 vota nga zgjedhjet lokale të vitit 2013 si bartës i listës, deputeti i dytë më aktiv është BLERIM GASHI nga subjekt politikë AKR-ë, me 261 pikë ose 8.26 % i cili po ashtu si bartës i listës i cili përfaqëson 2,047 vota nga zgjedhjet e kaluara dhe deputeti i tretë më aktiv është RAMIZ QIRIQI nga PSD me177 pikë ose 5.60 % i cili i përfaqëson 243 vota nga zgjedhjet e kaluara. Ndërsa, deputet më pasiv me zero përqindje pjesëmarrjen në diskutimet në kuvend janë: BURBUQE ILAZI, VLORA BUJA, VALBONA SHILLOVA, BURBUQE FAZLIU, NAIM JAHIRI, ALBULENA GASHI / ADELINA KRASNIQI dhe ARTON RETKOCERI. Organizata YAHR kërkon nga ana e qytetareve që në zgjedhjet lokale të këtij viti ti ndëshkojë këta deputet pasiv me votën e tyre”, përfundon YAHR-ri./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...