Xiaomi tani po ndërton një Lamborghini elektrik

PUBLIKUAR

Një go-kart do të jetë Lamborghini më i lirë i ofruar nga prodhuesi i automjeteve.

Marka Lamborghini është e lidhur kryesisht me makina të shpejta dhe tërheqëse për sytë. Deri më tani ata të gjithë kanë një motor me djegie të brendshme, por kjo duket se po ndryshon. Së bashku me kompaninë kineze Xiaomi, prodhuesi i makinave ka paraqitur një go-kart plotësisht elektrik, transmeton Telegrafi.

Ninebot Gokart Pro Lamborghini Edition është projektuar ekskluzivisht për gara dhe duhet të arrijë një shpejtësi maksimale prej 40 km / orë.

Bateria 432 Wh duhet të ftohet përmes katër kanaleve ajrore.

Kushdo që e don zhurmën e Lamborghinit dhe që vozitë një go-kart, mund të luajë tinguj origjinal nga V8 ose V12 i Lamborghinit përmes altoparlantit të integruar Bluetooth.

Deri më tani është në dispozicion vetëm në Kinë dhe kushton 9,999 juan (ekuivalent me 1.225 euro).

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...