Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë pajtuar sot të merren në mënyrë të duhur me testin e fundit bërthamor të Koresë Veriore, raporton agjencia kineze e lajmeve, Xinhua.
“Dy liderët janë pajtuar të vazhdojnë me synimin për ta denuklearizuar gadishullin korean dhe ta ruajnë komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë për t’u marrë me këtë situatë të re,” raporton Hinhua, përcjell Express.
Xi dhe Putin janë takuar sot në margjina të samitit të grupit BRICS në juglindje të qytetit kinez, Xiamen.


