Xhuli Nura tregon format atraktive të trupit në fustan të kuq

PUBLIKUAR

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Xhuli Nura mbetet ndër personazhet më të komentuara në media rozë.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku edhe numëron fansa të shumtë, e ndërkohë sjell imazhe të ndryshme provokuese.

Në disa foto të reja që ndau në Instagram, Xhuli u shfaq tejet atraktive teksa vuri në pah fizikun e tonifikuara e veshur me një fustan të kuq.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Dukja e saj u kompletua edhe me dorëza me të njëjtën ngjyrë dhe këpucë me taka ngjyrë bezhë.

Flokët e gjata dhe të zeza i la në onde të lëshuara sipër shpatullave, ndërsa kishte një makijazh të theksuar me nuanca kafe.

Foto: Juliana Nura/Instagram

Modeles nga Drenica nuk i munguan komentet e shumta pozitive nga ana e admiruesve të saj.

Reklama

Ndërkohë, kujtojmë që Xhuli aktualisht është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dancing With The Stars Albania”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

20 vjet Dafinë, artistja publikon imazhe ikonike nga xhirimet e klipit të ri

Dafina Zeqiri është duke përgatitur albumin e saj të ri “XX”, për nder të...

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...