Xhihadistët përparojnë në veri të Sirisë, së paku 52 të vrarë

PUBLIKUAR

68413200-68422200

Të paktën 52 persona janë vrarë sot gjatë luftimeve në Siri, në të cilat xhihadistët, pjesëtarë të ISIS okupuan një sërë fshatrash në veri të Sirisë, njoftoi Opservatori për të drejtat e njeriut i Sirisë, me seli në Londër.

Xhihadistët kanë marrë 8 fshatra ndërmjet qytetit hale dhe kufirit turk, të trimëruar nga sukseset në Irakun fqinj, shton Opservatori.

Pjesëtarët e ISIS gjatë luftimeve vranë 40 pjesëtarë të grupeve rivale rebele dhe zunë rob edhe së paku 50 të tjerë, si hakmarrje ndaj humbjes së 12 luftëtarëve të saj.

Si transmeton agjencia franceze e lajmeve AFP, ISIS tash mban nën kontroll pjesët më të mëdha të provincave Raka dhe Deir Ezor në luginën e lumit Eufrat.

Sipas Opservatorit sirian, marrja e këtyre fshatrave paraqet potez strategjik që do ti hapë rrugën për përparim të mëtejshëm drejt qyteteve Marea dhe Azaz/Lajmi.net/.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në dhënie të ryshfetit

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë...

Ka një trend të rritjes së ankesave të qytetarëve ndaj zyrtarëve policor, thotë Hodaj

Kushtrim Hodaj, kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë...

Deklarohet avokati i Thaçit: Ishte gjykim shumë i gjatë, jemi optimistë për rezultat pozitiv

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq tha se është optimist që klienti i tij...