Ka një trend të rritjes së ankesave të qytetarëve ndaj zyrtarëve policor, thotë Hodaj

PUBLIKUAR

Kushtrim Hodaj, kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë dy muajve të parë të vitit, Inspektorati ka vazhduar të trajtojë një numër të konsiderueshëm aktivitetesh që lidhen me pranimin dhe shqyrtimin e ankesave të qytetarëve, si dhe hetimet ndaj zyrtarëve policor të dyshuar për vepra penale ose shkelje të rënda disiplinore.

Ai në emisionin FIVE, ka theksuar se rastet më të shpeshta përfshijnë keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, manipulim me prova, kanosje, shkaktim të lëndimeve trupore dhe aksidente në trafik.

“Këto janë rastet për të cilat qytetarët ankohen më shumë, dhe në të cilat ne kemi ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve policor”, ka thënë Hodaj, duke shtuar se masat e suspendimit ndaj policëve varen nga natyra e rastit.

Hodaj ka deklaruar se gjatë vitit të kaluar për rreth 130 policë është rekomanduar suspendimi.

Hodaj ka sqaruar se suspendimi aplikohet kur qëndrimi i zyrtarit policor mund të pengojë procesin hetimor ose të dëmtojë imazhin e Policisë.

“Suspendimi në fazën e hetimeve bëhet për interes të procedurave hetimore”, ka shtuar ai.

Ai gjithashtu ka njoftuar se zyrtarët policor, përveç trajnimeve bazike, ndjekin edhe kurse për menaxhimin dhe de-eskalimin e situatave të tensionuara.

Hodaj ka theksuar se ka një trend rritjeje të ankesave të qytetarëve, të cilin e sheh si pasojë të rritjes së vetëdijes së qytetarëve për të raportuar shkeljet.

“Në dy tri vitet e fundit ka qenë rreth 20 për qind, çdo vit  më shumë sesa vitin paraprak, një prej faktorëve besojmë se është vetëdijesimi i qytetarëve për të paraqitur shkeljet dhe besimi në IPK”, ka thënë ai./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...