Xharra: Selimi rri komod në një kabinet qeverisës, me ministra që e shërojnë homoseksualizmin me libra te shenjtë!

PUBLIKUAR

Kryeredaktorja e ditore Zëri, Arbana Xharra, ka reaguar ndaj ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, për të cilin thotë se po mbron, pa besuar, pozicionet e partisë që, sipas saj, ka promovuar radikalizmin islam. Postimin e Xharrës mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Per Petrit Selimin:

– Sigurisht qe gjeja e fundit qe do te doja eshte qe te perfshihem ne nje debat te tille, me Petritin, te cilin ne kete drejtim, parimisht, do ta kisha konsideruar aleat. Mirepo, rreshtimi i tij politik, krah nje partie qe e ka promovuar ne menyre te konsiderueshme radikalizmin islam, edhe Petriti, duke qene sherbim i ketij subjekti politik, po mbron pozicione qe as vete nuk beson ne to.

Ai paska ciceru, duke thene “turp per Arbanen dhe Artanin (Haraqine)”. Eshte turp per Petritin, kozmopolitatin dhe benjaminin e Qeverise, qe rrin komod ne nje kabinet qeverises, me ministra qe e sherojne homoseksualizmin me libra te shtenjte. Eshte turp per te, qe i takon nje subjekti politik, qe ka shkaktuar precedane te rrezikshme politike, duke i futur ne Kuvendin e Kosoves, njerez qe per Kryeheroin e shqiptareve, Skenderbeun, kane vetem fjale te keqija.

Pra, ky ishte kontributi i tij dhe i kesaj qeverie per luftimin e ekstremizimit. Nen kete qeveri, pjese e se ciles eshte edhe Petriti, shkuan mbi 300 veta te marrin pjese ne luftera fetare. Njerezit qe i rekrutuan keta te rinj, kane qene, dhe vazhdojne te jane perkrahes politik te PDK’se. Keta njerez, keta imam radikal, vazhdojne te mbledhin vota per PDK’ne, sa here qe keta kane nevoje.

E kam degjuar Petritin te permend diplomat te huaj sa here ka nevoje personale. Diplomatet kete detyre e kane. Radikalizimi dhe ekstremizimi duhet ta luftojme pervete e jo per raporte te huja. E ti preokupim 24 oresh e ke, mos ndonje raport nuk po te del mire. E ne te dy kemi nje dallim: ti kujdesesh per imazh e une raportoj per permbajtje!” (sic.), ka shkruar Xharra në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Një arsenal i konsiderueshëm armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake është sekuestruar nga Policia e...

Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar për RTK-në se...

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi...