Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

PUBLIKUAR

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të shkollave, duke e kritikuar moszbatimin e pagës minimale për punëtorët e sektorit privat.

Në një postim në Facebook, Bajrami shkroi se punëtorët teknikë të shkollave, të punësuar nga kompani private të kontraktuara nga komunat, vazhdojnë të paguhen me 390 euro në muaj, ndonëse paga minimale prej 500 eurosh bruto ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026.

Ajo ka kërkuar nga Inspektorati Qendror i Punës që të marrë masa ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale.

“Nëse kompanitë nuk i përballojnë kostot shtesë nga vendimi i Qeverisë, zgjidhjen duhet ta kërkojnë te kontraktori i tyre përmes ndryshimit të kontratave, POR problemet kontraktuale asnjëherë nuk duhet të zgjidhen në kurriz të punëtorëve dhe këtë situatë s’duhet ta lejoj Inspektorati”, u shpreh Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka pasur kritika po ashtu për dallimin mes trajtimit të sektorit publik dhe atij privat, duke përmendur ndarjen e rreth 130 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

“Qeveria ka ndarë rreth 130 milionë euro për pagën e 13-të, për sektorin publik,(përmes rishikimit të buxhetit) ndërkohë punëtorët që mbajnë të pastra shkollat e fëmijëve tanë nuk marrin as pagën minimale. Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e vendimeve të veta, komunat duhet të marrin përgjegjësi për kontratat e tyre, ndërsa kompanitë private duhet t’i respektojnë të drejtat e punëtorëve. Paga minimale nuk është privilegj as opsion, është detyrim ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë”, shkroi Bajrami.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...