Xhamitë në SHBA marrin mesazhe kërcënuese

PUBLIKUAR

Xhamitë në Kaliforni, Ohajo dhe disa shtete të tjera të SHBA-së kanë raportuar se kanë marrë mesazhe që kërkojnë nga myslimanët të largohen nga vendi ose do të përballen me gjenocid.

Policia tha se mesazhet e marra nga shtetet janë të gjitha fotokopje e një letre të shkruar me dorë, e cila u drejtohet “fëmijëve të djallit”.

Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, një grup i madh për liritë civile në SHBA, ka kërkuar nga FBI që t’i hetojë rastet.

Por, FBI ka thënë se kërcënimet, “edhe pse nxitëse dhe të tmerrshme”, nuk paraqesin paralajmërim të veçantë, të mjaftueshëm për t’u hetuar në këtë pikë.

Në mesin e gjërave të tjera, në letra thuhet se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do t’iu bëjë myslimanëve atë që u ka bërë Hitleri hebrenjve. /rel/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...