Xavi: “De Jong do të shkruajë historinë me Barçën”

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez, legjenda e Barcelonës, beson se ish klubi i tij ka bërë shumë mirë me blerjen e Frenkie de Jong.

Ai beson se De Jong do të lë gjurmë me fanellën e Barçës.

“Jam gëzuar shumë kur Barcelona e bleu Frenkie de Jongun. I urova fat në Instagram, ai mu përgjigj duke thënë: ‘Faleminderit, është nder’. E konsideroi atë një lojtar që mund të shkruajë një epokë me Barcelonën”, tha Xavi.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, nuk ka aspak frikë të kërkojë topin në zona shumë të vështira, është vërtet lojtar i mirë”.

23-vjeçari po luan sezonin e dytë me Barcelonën.

Ai tashmë numëron 52 paraqitje në të gjitha garat, ka shënuar 2 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...