Wisner: Jam i zhgënjyer me ngecjet në Kosovë

PUBLIKUAR

Ish-përfaqësuesi i presidentit të SHBA-së në negociatat për statusin e Kosovës, diplomati amerikan dhe ambasadori, Frank Wisner, është i zhgënjyer me ngecjen e Kosovës në shumë sfera.

Ai në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, në New York, është shprehur me keqardhje për problemet e shumta me të cilat po ballafaqohet Kosova, ikjen e të rinjve dhe moszhvillimin e shtetit që me aq shumë mund u arrit të bëhet.

Për lidershipin e Kosovës thotë se ata janë prodhuar nga vetë votuesit e këtij vendi.

“Lidershipi politik është ai të cilin e keni votuar, ju merrni atë që prodhon kultura juaj”, ka thënë Wisner për “Zërin”.

Kurse për dështimet thotë se nuk duhet fajësuar askush tjetër pos politikën vendore.

“Mos fajësoni të tjerët aq shumë për dështimin, mos supozoni se të tjerët do t’i rregullojnë gjërat që ju duhet rregulluar vetë edhe nëse është vështirë për t’i rregulluar ato”, ka shtuar Wisner.

Gjatë intervistës ai ka folur edhe për imazhin e Kosovës jashtë saj, radikalizmin dhe negociatat me Serbinë.

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...