Wilshere është i mirëpritur në klub, thotë Arteta

PUBLIKUAR

Arteta hap dyert për kthimin e “Wilshere” në Arsenal

Mesfushori, Jack Wilshere është lojtar pa kontratë prej që u largua nga Bournemouth në fund të sezonit 2020/21. Për momentin ai po stërvitet në Itali

Mikel Arteta ka insistuar se “dyert” e Arsenalin janë “gjithmonë të hapura” për Jack Wilshere, derisa ai po vazhdon të kërkojë një klub të ri.

Wilshere filloi karrierën n Arsenal më 2008, ku ishte thënë se ishte njëri prej mesfushorëve më të talentuar të gjeneratës së tij që udhëhiqej nga Arsene Wenger.

Megjithatë, lëndimet kanë bërë që ai të mos arrijë tërë potencialin e tij dhe ai u largua nga klubi më 2018 duke luajtur për West Hamin dhe Bournemouthin, por Arteta ka dhënë shenja që do ta mirëpriste kthimin e tij në Emirates Stadium.

WIlshere për momentin është lojtar pa kontratë dhe trajneri i Arsenalit do ta ofronte nën ombrellën e tij 29 vjeçarin me të cilin kishte marrëdhënie shumë të mira gjatë kohës kur luajtën së bashku me klubin nga Londra Veriore prej vitit 2011 deri më 2016.

“Ai është një i njohur i imi, kemi ndarë zhveshtorën se bashku”, tha Arteta në konferencën për shtyp të enjten, në atë se a e ka ftuar anglezin që të stërvitet me skuadrën e tij.

“Është dikush për të cilin të gjithë në klub ndiejnë dashuri dhe për të gjithmonë dyert tona janë të hapura”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...