Williamson paraqet sot raportin

PUBLIKUAR

williamson-paraqet-sot-raportin_hdSot rreth orës 10:30 në një konferencë për media në Bruksel, Taskë Forca e Bashkimit Europian e cila i ka hetuar pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka njoftuar se prokurori Clint Williamson do t’i bëjë publike dhe para medieve gjetjet e këtij raporti.

Ky raport, vjen pas një hetimi i cili ka zgjatur gati 3 vite, ambasadori dhe Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, do të paraqesë raportin e hetimeve të bazuara në “Raportin e Dick Marty”-it i cili qe miratuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg.

Javën e kaluar, Williamson ka qëndruar në Prishtinë dhe në Beograd ku është takuar me politikanë udhëheqës të të dy shteteve. Në Prishtinë ai u prit nga Presidentja e Kosovës, Jahjaga, si dhe u takua me ministrat në detyrë, Kuçin, Rexhepin dhe Çekun.

Në Beograd, ambasadori amerikan u prit nga Kryeministri i Serbisë Vucic, si dhe nga Prokurori Special për krime lufte i Serbisë, Vekaric.

SHIKO MË SHUMË

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Pritjet jo të gjata për të dalë nga Kosova janë regjistruar në pikëkalimet kufitare...

Inspektorati në aksion, gjobat deri në 9 mijë euro për udhërrëfyesit turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka intensifikuar kontrollet ndaj udhërrëfyesve turistikë që...

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...