Wesley Clark është gjeneral me 4 yje, ka një porosi për Putinin

PUBLIKUAR

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark ka kërkuar që Perëndimi ta mbajë qëndrim të prerë karshi Presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai ka kërkuar që Amerika, Evropa e Azia t’ia bëjnë të qartë Putinit se nuk do të fitojë.

“Duhet t’ia bëjmë të qartë Putinit se nuk do të fitojë. Amerika, Evropa, Azia e secila. Tregojini. Tregojini privatisht. Tregojini publikisht në Kombet e Bashkuara. Nxirreni edhe në reklama. Tregoni dhe forconi rezistencën”, ka shkruar Clark në Twitter, raporton Gazeta Express.

Clark ka dhënë disa qëndrime lidhur me zhvillimet në Ukrainë.

Ai, në qëndrime të mëhershme, ka thënë se Putin ka për qëllim që të vras e terrorizojë qytetarët e Ukrainës. Sipas tij, ai do të synojë që të shkatërrojë kulturën dhe trashëgimin ukrainase.

Ai ka thënë se duhet të ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj Putinit dhe Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...