Wenger: Ende jemi të mangët në disa zona

PUBLIKUAR

4

Arsene Wenger thotë se skuadra e tij ende është e mangët në zona të caktuara dhe se ai mund të sjellë ende përforcime deri në fund të mbylljes së afatit kalimtar.

“Ne jemi ndoshta të mangët në zona të caktuara, por thellësia e skuadrës është shumë e mirë. Unë ende mund të bëj diçka. Nuk e përjashtoj”.

“Jam shumë i ngazëllyer nga ky grup. Jam i kënaqur me lojtarët që kemi nënshkruar. Ata janë integruar mirë. Shikoni në lojtarët që keni në sulm. Ne kemi një fuqi të pabesueshme”.

“Çfarë është nënshkrim i madh? Për ju është madhësia e shumës. Për mua është kualiteti i lojtarit”.

“Nuk mendoj se Alexis Sanchez do t’i duhet shumë të adaptohet. Ai ka të gjithë përbërësit për të qenë një lojtar shumë i mirë në Ligën Premier”, ka deklaruar francezi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gordon synon ta zë me gola Mbappen, shënon katër herë veç n’pjesën e parë

Skuadra e Newcastle Unitedit ka shënuar golin e pestë ndaj Qarabagut në ndeshjen e...

Mbyllet pjesa e parë, tri gola në Suharekë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Malishevës e vlefshme për...

Shkëndija e pamëshirshme ndaj Tikveshit

Futbollistët e KF Shkëndija morën një fitore të thellë 1-4 në transfertë ndaj Tikveshit...