Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur i kënaqur me transferimin e Calum Chambers nga Southamptoni.
19-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate me Topçinjtë, ndërsa ishte një tjetër futbollist që u largua nga St Mary’s këtë verë.
“Calum i ka shumë nga cilësitë që ne i kërkojmë te një futbollist i ri. Jam i sigurt se do të luajë mirë me ne”.
“Jemi shumë të kënaqur që Calum na është bashkuar neve”.
“Mënyra se si u përshtat në Ligën Premier në sezonin e kaluar me Southamptonin në moshë të re, tregon se ai ka cilësi mahnitëse”, është shprehur Wenger. /Telegrafi/



