Vushtrri, Gjendet i vdekur një 51 vjeçar

PUBLIKUAR

largea_vdekur1404229006

R. Xh. rreth 51 vjeçar nga fshati Dobërllukë i Vushtrrisë, është gjetur sot pa shenja jete bënë të ditur policia e Kosovës.
Sipas zëdhënësit rajonal të policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ai sot në mëngjes është paraqitur nga familjarët si i zhdukur që nga dita e hënë, ndërkohë që më vonë është gjetur nga banorët e Dobërllukës rreth një kilometër larg shtëpisë së tij dhe pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, ndërsa ka gjurmë gjaku në kokën e viktimës që dyshohet se rasti mund të ndërlidhet me vetëvrasje, por sido që të jetë, procedurat hetimore janë në përfundim dhe trupi I viktimës është dërguar për obduksion,”, ka thënë Zahiti.

SHIKO MË SHUMË

Kritikat për protestën në Tiranë, Altin Krasniqi: Pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me kritikat që...

Stërmbushet si asnjëherë më parë stacioni i trenit në Prishtinë, s’janë “udhëtarë të vërtetë”!

Stacioni i trenit është stërmbushur në Prishtinë. Mirëpo, bëhet fjalë për një film. “Prishtinës po...

Policia shqiptoi 2049 gjoba trafiku gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2049...