Kritikat për protestën në Tiranë, Altin Krasniqi: Pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?

PUBLIKUAR

Altin Krasniqi, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me kritikat që janë bërë për protestën gjithëkombëtare që u mbajt dje në Tiranë, ku u bë thirrje për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në Hagë.

Krasniqi në reagimin e tij të bërë në Facebook, shtroj pyetjen se ‘’pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?’’.

Ai deklaroi edhe se, rrugëtimet pasluftës qoftë politike janë pjesë e realitetit demokratik të pasluftës, por ato nuk mund të përdoren për të rishkruar historinë e luftës.

Postimi:

Pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?

Kush mund të ketë frikë nga kërkesa për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe nga thirrja që drejtësia në Gjykatën Speciale të jetë në përputhje me standardet europiane?

Përtej dallimeve politike që mund t’i kemi sot, duhet ta kemi të qartë se çdo familje, çdo dëshmor dhe çdo bashkëluftëtar që prej fillimeve të luftës për liri, janë pjesë e të njëjtës rrugë, të njëjtës sakrificë dhe të njëjtit ideal.

Nuk mund të pranojmë që ata që ranë për liri të quhen të mirët, e ata që luftuan deri në fund të quhen të këqijtë.

O jemi të gjithë të mirë, sepse ishim bashkë në luftën për liri, o jemi të gjithë të këqij nëse sot e mohojmë atë luftë.

Lufta nuk ka përfunduar në vitin 2020, por në vitin 1999.

Rrugëtimet pasluftës qoftë politike, qoftë bashkëpunimet apo ndarjet janë pjesë e realitetit demokratik të pasluftës, por ato nuk mund të përdoren për të rishkruar historinë e luftës.

Duhet të bëjmë dallimin mes asaj që ndodhi gjatë luftës dhe asaj që ndodhi pas saj.

Sepse nëse e humbim këtë vijë ndarëse, e humbim vetë kuptimin e lirisë që e fituam me aq gjak e sakrificë.

SHIKO MË SHUMË

Hykmete Bajrami: Raporti i BQK-së konfirmon rritjen e çmimeve dhe ngadalësimin e ekonomisë

Hykmete Bajrami ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës...

KFOR-i ushtron në poligon qitjeje: Përmes aktiviteteve të tilla ruajmë nivelin e lartë të gatishmërisë për sigurinë e Kosovës

KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim...

Dyshohet se kanosi një të mitur me publikimin e fotografive, arrestohet një person në Ferizaj

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen...