Vulin: Nëse Kosova hyn në mes të Rusisë dhe BE-së, Serbia s’mund të orientohet kah Bashkimi Evropian

PUBLIKUAR

Vartësi i Vuçiqit, ministri i Brendshëm, Aleksander Vulin, ka thënë se Serbia s’duhet t’i vendosë sanksione Rusisë pas kërkesave të amerikanëve ndaj Vuciqit.

Vulin ka thënë se nëse duhet të vendoset në peshore Kosova mes Rusisë dhe BE-së, atëherë Bashkimi Evropian s’mund të jetë orientimi i përhershëm i Serbisë raporton Gazeta Express.

Vulin tha se është thellësisht kundër sanksioneve ndaj federatës ruse.

“Serbia është vend i vogël për ta bërë një gabim të tillë. Vucic është i vetmi lider shtetëror që mund të duroj presionin dhe të vendosë për shtetin dhe miqt tanë. Çdo politikan tjetër do të thyhej deri tani. Vuciqi jo. Kjo më jep shpresë”, tha Vulin.

Duke komentuar deklaratën e Putinit për krahasimin e pavarësisë së Kosovës me rajonet lindore të Ukrainës, Vulin tha se “e gjithë kjo do të kalojë dhe të mëdhenjtë do të gjejnë rrugën sërish për t’u pajtuar”.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...