Vulin ia pa sherrin apartamentit luksoz

PUBLIKUAR

Çdo ndryshim në qeverinë serbe nuk do të negociohet përmes medieve, është thënë për ‘Politika’ nga kabineti i kryeministres Ana Brnabiq.

“Kryeministrja serbe me shumë kujdes dëgjon dhe ndjek komentet e publikut, por nuk do të marrë vendime nën presion”, është thënë në një deklaratë nga Zyra e Kryeministres Brnabiq.

Deklarimi është bërë pas publikimit të informacioneve jozyrtare në të cilat përmendeshin emrat e dy ministrave që mund të shkarkohen, ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, si dhe ai i Kulturës, Vladan Vukosavjleviq, transmeton Indeksonline.

Sipas këtyre raportimeve, Vukosavleviq nuk ka dhënë ndonjë përshtypje të mirë pas zgjedhjes dhe Vulin do të shkarkohet pas dyshimeve lidhur me blerjen e apartamentin.

Portali ‘KRIK’ ka raportuar se ministri Vulin nuk mund të provojë origjinën e parave, që kishte regjistruar si të ardhura dhe se ato që ka deklaruar nuk janë të mjaftueshme për të blerë një apartament të tillë.

 

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...