Vuçiq u frikësohet shqiptarëve të pakënaqur në Serbi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq dhe senatori amerikan John Mekejn dje në Beograd kanë biseduar për gjendjen në Maqedoni dhe rëndësinë që ka për rajonin zgjidhja e problemit brenda saj.

Në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit, Vuçiq ka theksuar se zgjidhja e problemit në Maqedoni është me rëndësi kyçe për rajonin.

“Për stabilitetin dhe paqen në rajon është shumë e rëndësishme që në mënyrë paqësore të zgjidhet problemi me formimin e qeverisë në Maqedoni. Bisedova për iniciativën tonë sa më shpejtë të vazhdojë dialogu me shqiptarët në Bruksel dhe se pozitivisht do të ndikojmë në gjendjen në rajon dhe ndërtimin e mënyrës më të mirë të mundur të marrëdhënieve me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipërinë, për shkak se stabiliteti në rajon është me rëndësi të posaçme për ne”, ka thënë Vuçiq, përcjell “Telegrafi”.

Kryeministri serb ka theksuar se me rëndësi esenciale për të gjithë në Ballkanin Perëndimor është që të zgjidhet problemi në Maqedoni dhe ka shtuar se shpreson se me respektimin e ligjeve të Maqedonisë do të zgjidhet problemi në mënyrë të qetë.

“Kjo për ne është me rëndësi të madhe. Nëse kemi shqiptarë të pakënaqur nga gjendja në Maqedoni mundet që problemi nga atje të bartet tek ne dhe të kemi probleme në jugun e Serbisë. Në qoftë se, madje, vjen deri në përleshje midis maqedonase, që askush nuk e dëshiron, do të shkaktonte pasoja të rënda për të gjithë ne”, ka theksuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...