Vuçiq: Situata është në “prag konflikti”, Lista Serbe po vjen në Beograd

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një konferencë pas zhvillimeve të sotshme në Bruksel. Ai ka thënë se sipas informacioneve që ka nga inteligjenca, situata në veri të Kosovës është në “prag konflikti”.

Sipas Vuçiqit, raportojnë mediat serbe, Policia e Kosovës i ka dërguar të gjitha kapacitetet e forcave speciale në veri, në katër pika.

Ai ka njoftuar se përfaqësuesit e Listës Serbe janë duke udhëtuar drejt Beogradit dhe do të arrijnë sonte.

“E di se përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë ngopur me çdo gjë dhe se më nuk do të vuajnë për asgjë dhe se nuk brengosen më, se të gjithë mund të vdesin, por ata duhet ta dinë se jeta e secilit prej tyre është më e rëndësishme se çkado tjetër”, ka thënë

Vuçiq ka thënë se Serbia do ta zbatojë kërkesën e Brukselit që të mos prodhojë e as rilicensojë më targa për qarkullim brenda Kosovës. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...

Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për realizimin...