Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se prioritet i Serbisë është paqja në rajon, ndërsa ka kritikuar shtetet që po e shantazhojnë Beogradin me Kosovën.
Në Forumin Evropian në Wachau të Austrisë, ai ka thënë se në çështjen e stabilitetit ka probleme më të mëdha se ato mes serbëve e Shqiptarëve. Ai përmendi Maqedoninë, ku thotë se janë vrarë 28 persona, ndërsa shtoi se dëshiron të shohë më shumë stabilitet në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Këto janë probleme më të mëdha se ato mes serbëve e shqiptarëve, edhe pse ky raport është kompleks dhe nuk është lehtë të definohet e zgjidhen të gjitha problemet”, ka shtuar ai, transmeton Telegrafi.
Ai kritikon edhe “politikanët e caktuar nga rajoni”, duke thënë se Serbia ka pasur më së paku deklarata “budallallëku” në rajon. Ndërsa nuk lë pa përmendur se disa shtete po e shantazojnë Serbinë me Kosovën.
Ai ceku edhe se autostrada Nish-Tiranë ka rëndësi dhe se nëse këtë nuk e financon BE, “këtë do ta bëjmë nga buxheti jonë”. /Telegrafi/


