Vuçiq: Se njohim Kosovën për Vidovdan, pas 27 qershorit kemi takime të rëndësishme, s’guxojmë të flasim

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Emisari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka caktuar një takim për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë më 27 qershor që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Kreu i shtetit të Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se pas kësaj date do të zhvillohen disa takime të rëndësishme për të cilat ka thënë se nuk mund të flasë, meqë thotë se kështu iu është kërkuar.

“Kam biseduar me Putinin dje, kemi pasur një bisedë të gjatë. Një ditë pas zgjedhjeve do të vjen Lajçaku, dhe një ditë pas vizitës së Lajçak do të udhëtojë për në Moskë. Pas vizitës në Moskë do të duhet të pajtohemi për delegacionin që do të shkojë në Washington. Disa ditë më pas unë mendoj se do të kemi disa takime të rëndësishme për të cilat s’mund të flasim, sepse ata na kanë thënë neve kështu”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë presidenti serb ka thënë se nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës në prag të festës së Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor, një ditë pas takimit në Washington.

“Kam turp të flasë rreth asaj që Serbia do ta njohë Kosovën në prag të Vidovdanit. Një gjë e tillë s’do të jetë temë diskutimi”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se për Serbinë do të fillojë një periudhë e vështirë, e cila do të fillojë me arritjen e Lajcakut në Beograd./Express/

SHIKO MË SHUMË

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...