Vuçiq para vazhdimit të dialogut: Jemi të gatshëm për kompromise, por nuk i nënshtrohemi presionit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar me rastin e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromise, por jo edhe të pranojë çfarëdo presioni, shkruajnë mediat serbe.

Gjatë një konference për gazetarë, Vuçiq ka deklaruar se ka kontaktuar me zyrtarë të Brukselit të cilëve u ka thënë se: “nëse janë të vërteta qëndrimet e shqiptarëve, atëherë nuk ka nevojë të shkoj në Bruksel të humb kohë”, duke pretenduar se kinse ata e kanë lutur që të shkon në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Nëse mendoni se mund të me detyroni t’i dëgjoj dhe shërbej Haradinajt, Hotit dhe Hoxhajt, mos më thirrni”, ka shtuar Vuçiq.

Ai ka thënë para gazetarëve se nuk i frikësohet presionit të perëndimit.

“Keni gjetur personin e gabuar për t’i bërë presion. Nëse jeni të gatshëm të bisedojmë për kompromise, jemi të gatshëm”, ka thënë për fund presidenti serb. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...