Vuçiq në telefon me Putinin për ngjarjet në Mitrovicë

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, shkruan mediat beogradase pas ngjarjeve të fundit në Veriun e Mitrovicës. Kjo është hera e dytë që Putin gjatë zhvillimeve të fundit është konsultuar me Putinin.

“Blic” thekson se ky informacion është konfirmuar në kabinetin e presidentit të Serbisë, si dhe pak më vonë pritet edhe lëshimi i njoftimit zyrtar. Këtë lajm e ka publikuar edhe “Novosti”, shkruan lajmi.net.

Pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë, të hënën, presidenti serb e kishte thirrur menjëherë në telefon Putinit, por këtë informacion Vuçiq nuk e kishte konfirmuar, por as mohuar.

Në ndërkohë, sot në mesditë dy aeroplanë të ushtrisë serbe kanë fluturuar afër kufirit me Kosovën, në zonën që e ndanë Gjilanin me Preshevën.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...