Vuçiq: Kosovën s’do ta njoh, por…

PUBLIKUAR

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë në momentet e para që do të futet në zyrën e Presidentit e ka ndërmend ta ngrejë çështjen e Kosovës.
“Unë do të betohem në Kushtetutë, prandaj s’kam të drejtë të heqë dorë nga Kosova, por ne duhet ta hapim këtë çështje”, tha Vuçiq, kur u pyet nga lideri i liberalëve, Cedomir Jovanoviq, nëse si president i shtetit do të heqë dorë nga e gjithë perspektiva evropiane e Serbisë, kur vjen puna te Kosova.

“Unë nuk do ta njoh Kosovën, s’është politikë e imja kjo, por jam gati të bisedoj dhe ta pranoj faktin se në vendin tonë jetojmë me shumë legjenda e mite”, pohoi Vuçiq.

Kryeministri në largim i Serbisë ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në Veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe, shkruan Pink.rs.

Në një reagim ndaj ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, Vuçiq ka thënë se ai nuk merrte vendime të rëndësishme për Kosovën, derisa qeveria e tij ka bërë marrëveshje që asnjë polic i kombësisë shqiptare të mos shkelë në veri.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...