Vriten tetë militantë dhe dy ushtarë në Pakistan

PUBLIKUAR

Së paku tetë militantë janë vrarë dhe dy ushtarë pakistanezë, gjatë përleshjeve përgjatë kufirit me Afganistanin, ka njoftuar mbrëmë ushtria e Pakistanit.

“Terroristët nga ana e Afganistanit janë përpjekur t’i sulmojnë postblloqet pakistaneze” përgjatë kufirit në Bajaur, në rajonin fisnor në veriperëndim të Pakistanit, thuhet në njoftimin e ushtrisë pakistaneze.

Në njoftim theksohet se janë vrarë tetë ose dhjetë sulmues. Janë vrarë, po ashtu, dy ushtarë të Pakistanit, ndërsa katër të tjerë janë plagosur.

Raportohet se sulmi kishte ndodhur mbrëmë.

Ushtria pakistaneze konstatoi se dështimi i Afganistanit për ta kontrolluar pjesën e vet të kufirit, po u mundëson “terroristëve” që të ndërmarrin sulme të këtilla. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...