Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë mbikalimit të Sukthit në Durrës, ku dy persona janë vrarë me armë zjarri.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:55, ku dy viktimat ishin duke lëvizur me automjetin tip “Audi” kur dyshohet të jenë qëlluar nga një automjet tjetër.
Viktimat janë identifikuar si shtetasit Ervin Dalipaj, ish-drejtues i policisë në Tiranë, ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në një vrasje në Durrës, kishte këtë të martë një seancë gjyqësore. Viktima tjetër është shtetasi Xh.D.
Shkaqet e vrasjes së dyfishtë janë ende të paqarta. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.


