Vriten gjashtë ushtarakë rusë dhe gjashtë militantë në Çeçeni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Agjencitë ruse të lajmeve thonë se janë vrarë gjashtë pjestarë rusë të Gardës Kombëtare dhe gjashtë sulmues në një sulm mbi një njësi ushtarake në Çeçeni.

Sipas raportimeve një grup i militantëve u përpoq që të hyjë në bazë i ndihmuar nga një mjegull e dendur në 02:30 paradite sipas kohës lokale më 24 mars, raporton RFE.

Gjashtë ushtarë u vranë në betejën që pasoi, dhe ka të plagosur plagosur, citoi të ketë thënë agjensia shtetërore TASS një përfaqësues anonim të forcave të Gardës Kombëtare.

Përfaqësuesi tha se gjashtë sulmuesit janë vrarë dhe se ata nuk kanë arritur që të hyjnë brenda në njësinë ushtarake.

Ky ishte numri më i madh i të vdekurve në luftimet në Çeçeni qe një kohë të gjatë.

Ky rajon kryesisht mysliman në Kaukazin e Veriut u shkatërrua nga dy luftërat post sovjetike në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve.

Dhuna është zvogëluar, por kryengritja islamike vazhdon në Çeçeni dhe në rajone të tjera të Kaukazit të Veriut./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...