Katër militantë dhe dy ushtarë indianë janë në mesin e shtatë personave të vrarë sot në një betejë me të shtëna në Kashmir, njofton zëdhënësi i policisë së Indisë.
Militantët kanë hapur zjarr mbi trupat ushtarak në fshatin Prisal, në jug të Srinagar, në kryeqytetin e shtetit indian, Jammu dhe Kashmirit, kështu ka thënë për Reuters gjenerali i policisë, S.P. Pani, transmeton Express.
“Dy ushtarë, katër militantë dhe një civil; pronar i shtëpisë, janë vrarë në betejën me armë zjarri,” ka thënë Pani, duke iu referuar ndërtesës ku militantët po fshiheshin.
Ndërkohë, tre ushtarë janë plagosur, po ashtu


