Vriten 4 ushtarë turq, plagosen 4 të tjerë në juglindje të Turqisë

PUBLIKUAR

Të paktën katër ushtarë turq janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur sot në një sulm me bombë në juglindje të Turqisë afër kufirit me Iranin, njoftojnë autoritetet.

Militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdistan (PKK) janë përgjegjës për sulmin, i cili ndodhi në rrethinën Yuksekova të provincës Hakkari, ka thënë guvernatori provincial në një komunikatë, transmeton Express.

Burimet e sigurisë kanë bërë të ditur se një numër i madh i automjeteve të blinduara janë dërguar në vendin e ngjarjes. Zyra e guvernatorit ka thënë se të plagosurit janë duke u trajtuar në një spital të afërt, raporton Reuters.

Më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë qëkur PKK nisi kryengritjen separatiste në vitin 1984. PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...