Sulmet ajrore në një fshat dhe një qytet të kontrolluar nga Shteti Islamik (ISIS) në Siri i kanë vrarë të paktën 32 civilë në dy ditët e fundit, njoftojnë aktivistët.
Ndërkohë, i dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, ka insistuar se rundi më i fundit i bisedimeve për paqe mes qeverisë dhe opozitës në Gjenevë ka qenë serioz, pasi që presidenti sirian, Bashar al-Assad, tha javën e kaluar se bisedimet u mbajtën thjesht sa për shfaqje, transmeton Express.
Ai i ka siguruar gazetarët se delegacioni i qeverisë që po merr pjesë në bisedime është aty për të punuar. Bisedimet e radhës do të fillojnë të martën e ardhshme dhe do të zgjasin katër ditë.
Po, ai nuk ka dashur të komentojë deklaratat e Assadit, të cilat u transmetuar të enjten nga televizioni bjellorus “ONT”.
Lideri sirian kishte thënë: “Asgjë e qëndrueshme nuk do të dalë nga bisedimet. Ato janë thjesht një takim për mediat.”
Nuk është ende e qartë se kush i kreu sulmet ajrore në fshatin Akayrshi dhe në qytetin Boukamal këtë të diele dhe sot.
Por, aktivistët e kanë fajësuar koalicionin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja./Express/


