Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka thënë se më shumë se 231 civilë janë vrarë nga militantët i ISIS-it për shkak se kanë tentuar të ikin nga Mosuli, ndërsa raporton për rreth 50 deri në 80 të vrarë nga sulmet ajrore në rrethinën Zanjili më 31 maj.
“Burime të besueshme tregojnë se më shumë se 231 civilë që po tentonin të iknin nga perëndimi i Mosulit janë vrarë që nga 26 maji, përfshirë të paktën 204 në tri ditët e javës së kaluar,” ka thënë Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, transmeton Express.
ISIS është duke i përdorur civilët në Mosul si mburojë njerëzore për të shpëtuar nga ofensiva e forcave iraniane e cila është pranë çlirimit të këtij qyteti nga militantët./Express/


