Vrau gruan me thikë e më pas rastin e lajmëroi në polici, shokuese çfarë kishte ndodhur (Foto)

PUBLIKUAR

Krimi në familje nuk është vetëm fenomen shqiptar. Një ngjarje rrëqethëse raportohet nga Dail Mail.

Bëhet fjalë për një krim të rëndë në familje ku burri theri me thikë bashkëshorten e tij. Ngjarja besohet të ketë ndodhur në momente të tronditjes psikologjike nga burri.

Ngjarja ndodhi në Karolinën e Veriut në SHBA ku 28-vjeçari Matthew Phelps, vrau me thikë bashkëshorten e tij 29-vjeçare Lauren Ashley-Nicole Phelps.

Pas ngjarjes, i riu pësoi një tronditje të thellë.
Ai telefonoi 911-ën, dhe nga ato që thoshte, dukej se nuk ishte i ndërgjegjshëm për krimin e rëndë që kishte kryer shkruan JavaNews.

“U zgjova nga një ëndërr dhe e gjeta gruan të therur me thikë, të mbytur nga gjaku”, i tha ai fillimisht operatorit të 911-ës.

Pyetjes së çfarë donte të thoshte, ai iu përgjigj më tej: “Ka gjak gjithandej, unë mendoj se e kam bërë këtë…”

Më tej ai pohon se është i frikësuar, dhe se bashkëshortja nuk merr frymë.
Autoritetet më pas shkuan në vendngjarje dhe 28-vjeçari i shokuar u arrestua nga policia

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...