Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në familjen Kolgjini në fshatin Pezë Helmës të Tiranës. Ferit Kolgjini, 60 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij, Sulltanen si dhe vëllanë e tij, Ramadan Kolgjinin – 55-vjeç. Por, në fund, ai ka vrarë edhe veten.
Dyshimet e para nga grupi i hetimit janë se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie, por ende kjo e pankonfirmuar zyrtarisht.
Gazetari i “Ora News”, nga vendngjarja raportoi se vrasja ndodhi mesditën e sotme. Policia është në vendngjarje dhe po heton shkaqet, po merr dëshmitë e para nga familjarët, të afërmit dhe fqinjët si dhe provat.


