Vrasja e dyfishtë në Pejë, konflikti dyshohet se ndodhi pas një zënkë në një lokal

PUBLIKUAR

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në qytetin e Pejës, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj, zyrtar i lartë i kësaj partie.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Ndërkohë, sipas informatave të para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në Pejë, ku viktimat fillimisht kanë pasur një konflikt mes vete, dhe më pas janë gjuajtur me armë zjarri. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademaj.

Në vendin e ngjarjes janë tashmë Policia dhe Prokuroria, e po ashtu aty kanë filluar të shkojnë edhe familjarët e Astrit Ademajt.  /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Haziri: Presidentja aktuale s’kishte pranuar ta privatizonte KEDS-in, pastaj e bëri Mimoza-Kusari Lila

Deputeti i LDK’së, Lutfi Haziri, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur...

Emri i diplomatit Frank Wisner në një segment të Unazës së Arbërisë, Rama: Mirënjohës ndaj atyre që na ndihmuan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vendimin që një segment i...

Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vrasja e grave s’justifikohet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për rastin e...