Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vrasja e grave s’justifikohet

PUBLIKUAR

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për rastin e Arlinda Zekajt edhe pse ajo iu kërkuar për disa ditë me radhë në protestat në Prishtinë, tha se sot ka mirëpritur lajmin për arrestimin edhe katër personave të tjerë.

“Sot u arrestuan edhe katër të dyshuar të përfshirë në vrasjen e Arlinda Zekaj. Hetimet për këtë rast duhet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet, deri në zbardhjen e plotë të tij.  Mirëpres çdo hetim dhe veprim institucional që ndihmon në zbardhjen e plotë të rastit dhe sjelljen para drejtësisë jo vetëm të kryesve, por edhe të të gjithë atyre që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e këtij krimi”.

Sveçla thotë se vrasja e grave “nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj”.

Përveç kësaj, ministri i Brendshëm përmendi edhe dënimin për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Dënimi me burgim të përjetshëm i konfirmuar dje ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës është një dëshmi e rëndësisë së ndëshkimit të merituar për krime të tilla”.

Ai tha se mbështet “të institucioneve tona në zbardhjen e çdo rrethane dhe në vënien para përgjegjësisë të secilit që ka pasur dijeni për rrezikun me të cilin përballej Arlinda, përfshirë edhe ata që, përballë kërkesës së saj për të jetuar e sigurt, madje edhe në pronën e saj, kanë zgjedhur të qëndrojnë spektatorë në vend se të veprojnë për mbrojtjen e jetës së saj”.

“Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar sipas ligjit”, përfundon Sveçla.

Vrasja e Arlinda Zekajt zgjoi revoltë kombëtare pasi e ndjera kishte kërkuar dhe dokumentuar në vazhdimësi dështimin e institucioneve për të mbrojtur jetën e saj.

Dorëheqja e Sveçlës dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, u kërkua nga protestuesit për përgjegjësinë politike të tyre në dështimin e sistemit, por asnjëri nuk e ka bërë këtë.

Më pas drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, njoftoi se kishte dhënë dorëheqje për rastin e Zekajt./Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Emri i diplomatit Frank Wisner në një segment të Unazës së Arbërisë, Rama: Mirënjohës ndaj atyre që na ndihmuan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vendimin që një segment i...

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...

ATK shton kontrollet ndaj shitësve online, evidenton 51 biznese me parregullsi tatimore, gjobit 24

ATK ka shtuar kontrollet ndaj bizneseve që shesin online, duke shtuar se nga rreth...