Vrasja e ambasadorit në Turqi, reagon zyrtarisht Rusia

PUBLIKUAR

Sulmi ndaj ambasadorit rus në Ankara erdhi në vigjilje të takimit për Sirinë në Moskë mes ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, homologut rus Sergei Lavrov dhe iranianit Javad Zarif.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e cilësoi si “një akt terrorist” vrasjen e Karlov dhe nënvizoi kjo çështje do të shtrohet të hënën  në Këshillin e Sigurisë në OKB.

“Sot është një ditë tragjike për diplomacinë ruse”, tha Zakharova.

Viti i fundit ka qenë veçanërisht i vështirë në raportet mes Rusisë dhe Turqisë.

Rusia dhe Turqia prej kohësh kanë pasur marrëdhënie të acaruara pas rrëzimit të një aeroplani luftarak rus në nëntor të 2015, ndërsa takimi Erdogan-Putin në pranverë të këtij viti shënoi moment kthese.

Ambasadori Karlov ka luajtur ka pjesë në tryezën e diskutimeve për afrimin e qeverisë turke me Moskën në prill.

Nesër në Moskë mblidhen ministrat e jashtëm të Rusisë, Turqisë dhe Iranit për të diskutuar situatën dramatike në Siri.

Ndërkohë prej ditësh në Turqi zhvillohen protesta lidhur me luftën në Siri./Tiranaobserver

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...