Një vrasës u kap nga një fotografi të cilën viktima e tij e bëri disa momente para se të theret për vdekje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Shaun Murphy, 38 vjeç, i cili u godit me thikë në zemër kur u ul në makinën e tij në Wythenshawe, Mançester, dhe vdiq në krahët e të dashurës së tij Kelly Fielding.
Lee Walker është dënuar me vdekje për vrasjen e Shaun Murphy
E Lee Walker, 33 vjeç, është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen fatale në orët e hershme të 22 qershorit.
Shaun Murphy, ishte goditur me thikë në zemër dhe vdiq në krahët e të dashurës së tij
Siç thuhet më tej, atë ditë Walker i ishte afruar makinës së tyre dhe e pyeti se z. Murphy ‘nëse kishte ndonjë gërhij?’, përpara se të fillonte të bërtiste në drejtim të çiftit duke u treguar se ai kishte një thikë.
Dyshja, sulmuesi dhe viktima nuk e kishin njohur njëri-tjetrin dhe një gjykatës e përshkroi vrasjen si ‘të pashpjegueshme’.
Dhe ndërsa Murphy ishte gati të largohej, Walker futi thikën përmes dritares së hapur dhe e goditi atë në zemër. /Telegrafi/




