“Vrapojmë shtigjeve të Haradin Bajramit”, dëshmori i kombit kujtohet me garë të vrapimit në Lipjan

PUBLIKUAR

Dëshmorët e kombit do të kujtohen gjithmonë për kontributin e tyre në lirinë e vendit, të cilën po e shijojmë qe më shumë se dy dekada.

E të njëjtën gjë po e bëjnë edhe Kuvendi Komunal i Lipjanit në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe klubin atletik “Blinaja”

Në fakt, për nder të 23 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Haradin Bajrami “Dinamiti”, në Lipjan do të organizohet gara e vrapimit “Vrapojmë Shtigjeve të Haradin Bajramit”.

Organizimi i kësaj gare do të bëhet në shtegun e ecjes në Lipjan më 3 prill në orën 11:00.

Organizatorët i kanë prezantuar edhe disiplinat e kësaj gare dhe kohën e startit sipas disiplinave.

Gjithashtu, ata njoftuan se për të gjithë fituesit do të ketë diploma e medalje, kurse te fituesit e seniorëve edhe kupa.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...