“Vrapo Babadimër”, Rama plot energji prej fëmijëve e qytetarëve

PUBLIKUAR

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka përgëzuar iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”. Ky aktivitet këtë vit pritet t’i gëzojë rreth 700 familje.

Rama tha se është i emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që ka takuar sot në shesh, raporton Indeksonline.

Tutje ai tha se Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave.

Njoftimi i plotë:

I emocionuar e i mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që kam takuar sot në shesh.

E përgëzoj iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që na e solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”. E këtë vit ky aktivitet pritet t’i gëzojë rreth 700 familje.

Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë, jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit.

Ju faleminderit për pozitivitetin e shpirtin bujar të gjithëve.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...