Voziti veturën tre herë më shumë se që lejohet, policia e dënoi me 500 euro gjobë dhe një vit heqje të patent-shoferit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka shqiptuar një dënim ndaj një personi në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, pasi kishte drejtuar veturën me shpejtësi trefish më të lartë, 175 km/h ku kufizimi ishte 50.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, shoferit të automjetit i është shqiptuar gjoba prej 500 euro.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se përveç gjobës, atij ju është shqiptuar masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej së paku një viti, si dhe pesë pikë negative.

“Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë kontribuues në respektimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...