Vozit 119 km/h në rrugën ku lejohet 50 km/h, i merret leja kosovarit

PUBLIKUAR

Policia Kantonale e Thurgaut ka iniciuar javën e kaluar hetimet ndaj një kosovari 25 vjeçar, me qëndrim në Kantonin St. Gallen. Personi në fjalë ka ngarë makinën e tij në rrugët e qytetit Arbon duke e tejkaluar në masë të madhe shpejtësinë e lejuar.

Siç shkruan tagblatt.ch, policia e ka regjistruar një makinë e cila po qarkullonte me një shpejtësi prej 119 kilometrash në orë, në rrugën ku kufiri i lejuar i shpejtësisë është 50 kilometra në orë.

Pas heqjes së margjinës së tolerancës, i bie se kosovari “ia ka shkelur” për 65 kilometra në orë më shpejt se sa është e lejuar, transmeton albinfo.ch.

Dhe me këte tejkalim ai hyn në kategorinë e “raserëve”, personave që i ndjek ligji dhe minimalisht mund të dënohen me marrjen e patentëshoferit.

Kjo dhe ka ndodhur me 25 vjeçarin ndërsa në njoftimin e policisë nuk bëhet e ditur për kohëzgjatjen e dënimit në fjalë, gjegjësisht për kohën kur ai mund ta marrë sërish patentëshoferin.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...