Votohet projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të dytë projektligjin për transformimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, raporton Gazeta Express.

Me 106 vota pro dhe asnjë kundër dhe nje abstenim është votuar projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ky është projektligji i parë nga pakoja e projektligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri.

Tri projektligjet për transformimin e FSK’së në ushtri kanë kaluar në lexim të parë në Kuvend gjatë muajit tetor.

Ndërsa sot ato u votuan me rekomandimet shtesë nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Në këtë projektligj janë prezantuar 11 amandamente, të cilat janë votuar secili veçmas në Kuvend.

Deputetët e Kuvendit sot po e votojnë përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...